Rreth Meje

Rreth meje

Mirseerdhe në hapësirën time!!

Unë jam Zamira, konsulente e çertifikuar laktacioni.
Misioni im: të jem ajo dora e zgjatur e ndihmës për çdo nënë shqiptare në lehtësimin e proçesit të gjidhënies.

Çfarë më shtyhu të hap një blog në instagram mbi gjidhënien?!

Në 2019 me ardhjen në jetë të vajzës time Elea u përballa me sfidat e para të gjidhënies.
Sfida, të cilat në shtatzani as nuk i kisha imagjinuar kurrë. Informacionet nga kursi i lindjes për pjesën e gjidhënies ishin të përgjithshme dhe faktikisht asnjë prej tyre nuk u bë i dobishme pas lindjes.
Kalova një post partum tepër të vështirë për problematika me gjidhënien si: mos kapjen korrekte të gjirit; shtesa e vazhdueshme e qumështit formul; shtimi në peshë jo i rregullt i bebit; bllokimet e gjirit të njëpasnjëshme; rrezikimin i një mastiti; vazospazëm në njërin gji; kalimin nga gjidhënie ne pompim pjesësërisht eksluzivë për 1 muaj e gjysëm; shtim qumështi me pompë e shumë probleme të tjera.
Të gjithë këto faktor shtuan ankthin dhe stresin tek dy prindër të rinj siç ishim ne. Për më tepër situata nuk lehtësohej apo përmirsohej as nga qindra konsulta me ekspert të ndryshëm.
Pikërisht në këtë moment vendosa të filloje të humultoje vetë për gjithë botën e gjidhënies.
Studimet e hershme në fakultet shkencor e lehtësuan së tepërmi të kuptuarit të problematikës dhe të zgjidhjeve të mundëshme.
Zgjidhja nuk erdhi sigurisht menjëherë. U nevojitën përpjekje të vazhdueshme, durim i hekurt, bindje se do ja dilja dhe shume dashuri e përkushtim ndaj bebit. Vetëm pas 2 muajve nga fillimi i testimit të shumë metodave ja dolëm të hiqnim shtesën e qumështit formulë; të risnim sasinë e qumështit; të kishim më në fund një gjidhënie të sukseshme deri në 24 muaj. Peripecit e gjidhënies time u kthyen në dëshirë për të ndihmuar nënat e tjera. Ndaj morra guximin për të hapur një faqe të dedikuar mbi gjidhënien për nënat shqiptare, të cilat e kishin më të nevojshme se kushdo tjetër. Asnjë nënë shqiptare nuk duhet të kalonte nëpër ato sfida pa patur së paku mundësin e një ndihme konkrete dhe etikisht korrekte.

Mami Zamira dhe Elea ja dolën!!
Edhe ti mund tja dalësh.
Besoje, sepse besimi është hapi i parë i suksesit. Unë e besojë dhe do të përdorë të gjitha metodat në dispozicion për të të ndihmuar.
Gjidhënie të ëmbël dhe mëmësi të mbarë!

Me shumë dashuri,

Zamira

Çfarë thonë nënat

Edhe pse ende me koka silikoni, perin e shkurter tē gjuhes Emilyn tashme ka një kapje perfekte ne gji!!
Merr peshe shume mire.

Para

Pas

Nuk kam perdor koka silikoni me, besoj se Ariah eshte mesuar tani ska nevoje, thith goxha, mashalla. Se e dalloj vecse problemi eshte se thith shume shpejt por qe do filloj shpresoj te ngadalesoj. keto dite me eshte rritur edhe sasia e qumeshtit (kisha gjoksin e majte shume te forte dhe kisha dhimbje tmerrshme dhe ndora 90ML, e ruajta ne frigo pastaj ushqeva Ariahn ne gji serish… Me pampers jemi mire, edhe peshe ka shtuar, ka lind 2kg e 900, tani ka shkuar 4kg e dicka. Tashi po luftoj ta shendosh edhe pak. Po i jap gji 10-12 here ne dite.