Qumështi i parë
Kursi i gjidhënies “Qumështi i parë”!!
- Kursi i dedikuar për mami shtatzënë dhe 3 muajt e parë paslindjes.
- Një paketë mbi edukimin e gjidhënies me shembuj praktike ( jo vetëm teori ( dhe suksesin e saj pas lindjes.
- Ju keni të drejtën e përdorimit të kësaj pakete për 5 muaj nga momenti i blerjes.
“Qumështi i parë” është kursi i përshtatshëm për ty kur :
- ke maja të gjirit të sheshta/të vogla/të futura brënda e ke frikë se nuk do japësh dot gji
- dëshiron të mos kesh stresin duke pyetur vazhdimisht “ kam qumësht apo jo?!”apo “ po ngopet bebi?!”
- vjen nga një eksperiencë e keqe me gjidhënien paraardhëse dhe nuk dëshiron të ripërsëritet
- vuan nga gjëndra tiroide apo nga diabeti tipit 2 dhe dëshiron të mbledhësh kulloshtrën në shtatzani
- i trëmbesh faktit se në spital nuk do të ndihmoj njeri
- do të bësh një lindje cesariane të programuar dhe dëshiron të kesh kulloshtër të mbledhur
Çfarë do të gjesh në këtë paketë?!
-10 module video shpjeguese dhe demosturese duke nisur nga kulloshtra deri në javët e para pas lindjes
-2 materiale pdf me 32 faqe total
-1 video bonus me pyetje me te shpeshta
-1 konsult 30 minuta videocall PAS LINDJES personalisht me Zamiren për të bërë korrigjimet në kohë reale
-Grup telegram me nënat e tjera
-Konsultim të paketës kudo ku jeton dhe sa herë dëshiron
1. Do të mesosh nga kursi “Qumështi i parë ” :
a)
–Kulloshtra: Si ta mbledhësh; ta ngrish e kur tja ofrosh bebit nën kujdesin e një profesioniste dhe pa rrezikuar.
–Zvarritja drejt gjirit dhe “lekurë në lëkurë” : si bëhet dhe çfarë duhet të kesh parasysh!
–Ardhja e bebit: kapja e thellë e gjirit; ofrimi i kulloshtrës; njohja e një kapje dhe gëlltitje aktive në gji; pozicioni ku bebi është në komand ose mami e udhëheq
–Dhënia e Shtëses kur është e nevojshme: mënyra më e mirë për të dhënë shtesën me biberon dhe mos të ndikojë në gjidhënie
–Pompimi: me dy mënyra efikase për të përftuar qumësht kur është e nevojshme
–Alo alo kemi një problem!! Si përshembull thithat e çara çfarë të bëjmë e si ti rekuperojmë. Fryrjet e para të gjirit dhe menaxhimi i tyre
–Ushtrime vetëm ose me partneri për gjidhënien për tu praktikuar që në shtatzani
-Informacionet e para per perin frenulumet e shkurter te gjuhes/buzes/faqes
b )
2 materiale bonus:
-Mini guidë për shtimin e qumështit me teknike specifike.
-Material “40 ditë pas lindjes ” ku të mësosh gjithçka për kujdesin e plagës, kërthizës së bebit, ruajtjes se qumështit etj etj
1 video bonus me përgjigje të pyetjeve më të shpeshta.-