trajnime

‘Gjumi, gjidhënia dhe siguria e fëmijës’, eventi gjigant në Tiranë për nënat e reja

Me datë 18 Dhjetor, ora 9:30-14:00, te Hotel Tirana International do të mbahet seminari “Bebi i porsalindur dhe nëna” për të gjitha nënat e reja apo vajzat në pritje të ëmbël. Tre ekspertet Ejona Islamaj, Ornela Kullolli dhe Zamira Bolani do të tregojnë çdo gjë në lidhje me gjumin, ushqyerjen me gji dhe sigurinë e bebit që do të mundësojë shijimin e mëmësisë që nga fillimi.

Nutricionistja dhe Instruktorja e ndihmës së shpejtë për fëmijë, Ejona Islamaj do të trajtojë manovrat për ndihmën që i duhet foshnjës, duke filluar nga “Njohja dhe parandalimi i mbytjes” deri te “Ndërhyrja me manovrat e duhura në momentin e duhur”.

Konsulentja e gjumit, Ornela Kullolli do të trajtojë pjesën e gjumit, nga rëndësia e tij në muajt e parë, bazat për një gjumë të mirë, metoda për qetësimin e bebit deri te demostrimi i produkteve më të nevojshme të gjumit. Pjesëmarrëset do të përfitojnë kuponë uljesh për produktet dhe për shërbimet si për ta, si për foshnjat.

Konsulentja e laktacionit, Zamira Bolani do të trajtojë temën e gjidhënjes. Nga “Si prodhon qumështi i gjirit?”, “Sa duhet të zgjasë një vakt me gji?” deri te “Pozicionet e gjidhënies” e shumë të tjera.

Nëse jeni një nënë e re, apo jeni në pritje për t’u bërë e tillë, mos e humbisni këtë trajnim i cili vlen sa për tre të tillë! Biletat mund t’i blini në linkun e mëposhtëm:

(Kliko këtu)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *