-
Gjidhënia: Sfidat e heshtura të nënave, bisedë me eksperten e laktacionit, Zamira Bolani
Gjidhënia si proces bart sfidat e saja dhe si rezultat problematikat më të shpeshta që shfaqen në gjidhënien e foshnjave janë si kapjet jo të thella dhe jo korrekte të gjirit, sasia e pamjaftueshme e qumështit në gji, krijimi i bllokimeve, inflamacion i indeve të gjirit dhe mastit si dhe shumë shkak pasoja të nisura menjëherë sapo nëna lind dhe vazhdojnë të pazgjidhura për gjatë gjithë kohëzgjatjes së gjidhënies. Për këto problematika dhe të tjera, ‘Mollëkuqja‘ bisedoi me Zamira Bolanin, konsulete laktacioni e cila ka edhe blogun “hapesiraezamires” në Instagram ku ndan vazhdimisht këshilla në këtë drejtim. Ajo sqaron se fillimisht për të kuptuar këto duhet të nisemi nga fakti…
-
‘Gjumi, gjidhënia dhe siguria e fëmijës’, eventi gjigant në Tiranë për nënat e reja
Me datë 18 Dhjetor, ora 9:30-14:00, te Hotel Tirana International do të mbahet seminari “Bebi i porsalindur dhe nëna” për të gjitha nënat e reja apo vajzat në pritje të ëmbël. Tre ekspertet Ejona Islamaj, Ornela Kullolli dhe Zamira Bolani do të tregojnë çdo gjë në lidhje me gjumin, ushqyerjen me gji dhe sigurinë e bebit që do të mundësojë shijimin e mëmësisë që nga fillimi. Nutricionistja dhe Instruktorja e ndihmës së shpejtë për fëmijë, Ejona Islamaj do të trajtojë manovrat për ndihmën që i duhet foshnjës, duke filluar nga “Njohja dhe parandalimi i mbytjes” deri te “Ndërhyrja me manovrat e duhura në momentin e duhur”. Konsulentja e gjumit, Ornela…
-
Si të njohim sinjalet e urisë!
Ka tepër rëndësi ta vështrojmë bebin më shumë kujdes për ti njohur më mirë sinjalet e urisë që jep. Afërsia me bebin, sidomos për të sapolindurit, duke praktikuar lëkurë në lëkurë do t’ju ndihmojë ti perceptoni më me shpejtësi këto sinjale sesa qëndrimj në largësi në basinetin e vetë. Sinjalet të HERSHME!! {=kam uri}: Hap sytë, lëpin buzët, kërcet buzët, nxjerr gjuhën jashtë dhe më pas fillon hap gojën e shtërriqet. Sinjalet të NDËRMJETME!! {=kam shumë uri}: Afrimi i kokës drejt kraharorit të mamit, kthen kokën majtas-djathtas, duart në gojë dhe më pas përshpejtim të lëvizjeve. Sinjalet e VONA!! {=më qetëso, pastaj me ushqe}: Qan, nervozizëm me lëvizje duat/këmbë, skuqje në…
-
Si të rrisim sasinë e qumështit?
Disa mënyra se si të rrisim sasinë e qumështit: •Praktiko “lëkurë në lëkurë”. Rritja e nivelit të oksitocinës rrit sasinë e qumështit dhe si pasojë do të kemi vakte më të shpeshta në gji nga bebi. •Çlodhje dhe sa më pak stres. Nëse bebi fle …fli edhe ti mama. Kur stresoheni për punët e shtëpis, për pazarin etj nivelet e larta të kortizolit si pasojë ulin sasine qumështit. •Tërhiq më tepër qumësht me pompë pasi bebi ka pirë. Kështu i jepet sinjali trurit që sasin e qumështit që nxjerrim jashtë gjirit duhet të prodhojë po aq. •Ushqehu shëndetshëm. Një mam gjidhënëse duhet të konsumojë 500 deri 700 kalori shtesë ushqimi.…
-
Sa minuta të ushqej për gji dhe sa shpesh?!
E keni menduar se sa minuta të ushqej për gji dhe sa shpresh?! ❗️Të ushqesh 5 minuta për gji dhe çdo 2-3 orë (apo çfarë do lloj orari tjetër) është krejtësisht e gabuar!! 👶🏻Jep gji duke u bazuar vetëm në sinjalet e urisë së bebit. Nga ato më të hershmet tek ato më të vonat. 👶🏻Çdo 40-45 minuta bebi duhet të kryej një ushqyerje të plot në gji!! Kjo në 2 muajt e parë pas lindjes. Më pas bebi vetëregullohet. 👶🏻Ushqe në gji në pozicione, të cilat kapin të katër kuadratet e gjirit. 💡Ushqe 7 minuta- Bebi fle?! Riprovo pak më vonë- Zgjohet. Dhe 6 minuta të tjera në gji.…
-
3 Mënyrat e konservimit të qumështit
A i dini 3 Mënyrat e konservimit të qumështit? Ndiqni tabelën për 3 MËNYRAT SE SI BËHET KONSERVIMI I QUMËSHTIT për qumështin e sapo shtrydhur dhe qumështin e shkrirë {më parë i ngrirë në freezer}!! •Temperatura e konservimit të qumështit ! ✨Frigo bar nënkuptohet temperaturë ambjenti deri në 25 gradë ose dhe më freskët. Ambjent në hije. ✨Thellë në frigoriferë: 4 gradë celsius. ✨Në ngrirje: 0 gradë celsius. ❗️Nëse ju ka tepruar qumësht nga një vakt ( bebi nuk e ka konsumuar të gjithë biberonin) duhet konsumuar brënda 2 orëve. ❗️Mos ringrirë qumështin, i cili është nxjerr njëherë nga ngrirja. Lexo edhe: Si të rrisim sasinë e qumështit?